Spanja thotë se pothuajse të gjithë migrantët që hynë në Ceuta janë kthyer në Marok

Spanja thotë se pothuajse të gjithë migrantët që hynë në Ceuta janë kthyer në Marok

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, tha se “praktikisht të gjithë ata që hynë në Ceuta tashmë janë kthyer në Marok”.

Presidenti i Ceutës, Juan Jesús Vivas, tha të premten se rreth 60 mijë migrantë kishin kaluar nga Maroku në territorin e vogël spanjoll të Ceutës gjatë 24 orëve të fundit, raporton SkyNews.

Por Ministria e Brendshme e Spanjës publikoi shifrat e saj pak pas deklaratës së Vivas, duke vlerësuar se rreth 50 mijë persona kishin kaluar nga Maroku që nga e enjtja. Ministria tha se deri të premten në mbrëmje, 48.300 prej tyre ishin kthyer tashmë në Marok, ndërsa qindra të tjerë po ktheheshin çdo orë.

Burime policore kanë thënë se shumica e 57 personave të konfirmuar të vdekur ishin të moshës nga 20 deri në 35 vjeç, dhe se mes tyre ishte të paktën një grua.

Ndërkohë, ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të takohen të hënën për të diskutuar krizën.

Related Articles