Çmime ektreme po vërehen në treg këto ditë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Lidhur me këtë ka reaguar zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, e cila tha specat importohen deri në 1.5 euro kilogrami i specave, në treg shitet deri në 5 euro.
“Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”, tha ajo në postimin e saj në “Facebook”.
Postimi i Ymerit:
Çmimi i Specave
⁉️ A është i lartë çmimi i importit të specave – apo vetëm çmimi për ne si blerës?
Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat.
Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025.
Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.
Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.
➡️Kjo është një pyetje publike për:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Nëse këto të dhëna qëndrojnë, apo ka ndonjë version tjetër zyrtar për këtë dallim kaq të madh, është momenti të sqarohet.
📌 Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”.
Për ata që janë të interesuar për detaje keni: 🔗 https://dogana.rks-gov.net/Ope…
➡️ Shkarkoni: Open Data Import Janar–Shkurt 2025
🔍 Filtroni kodet: 0709601000 dhe 0709609900
📊 Pjesëtoni: vlerën e mallrave me peshën neto për të gjetur mesataren.
Nëse ka dikush që me argumente reale mund të arsyetojë se çmimi në treg buron nga çmimi i importit, le të urdhërojë në koment.