Special One i komenton Xhakës në një fotografi, shtohen zëra e transferimit të tij te Roma

Special One i komenton Xhakës në një fotografi, shtohen zëra e transferimit të tij te Roma

Jose Mourinho ka komentuar në fotografinë e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

“Telenovela” e Granit Xhakës ndoshta është afër fundit, pas një komentimi të Jose Mourinhos i cili lë të kuptohet se marrëdhëniet me shqiptarin janë të mira.

Xhaka kishte postuar një fotografi me një mesazh lamtumirës për selektorin, Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Zvicra. Në foton e postuar nga Xhaka, ishte tekniku portugez i cili kishte dërguar një koment me shenja “duartrokitëse” për shqiptarin.

Kjo lë të kuptohet se transferimi i Xhakës në Romë mund të jetë afër dhe marrëdhënia ndërmjet tyre është e mirë dhe e afërt. Sidoqoftë, ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket këtij transferimi.

Related Articles