Specialja cakton seancën e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Gjykata Speciale ka caktuar datën për seancën e ardhshme të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës kanë bërë të ditur se seanca do të mbahet më 30 prill në ora 11:00.

Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.

Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes. 

Related Articles