Ish-Komandantii i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar që ish-krerët e UÇK’së të lirohen në procedurë të rregullt dhe të kthehen në atdhe, pasi sipas tij, Gjykata Speciale u themelua nën presion të vendeve të errëta të bllokut politike, të cilit i printe Rusia.
Përmes një postimi në Facebook, Komandant Remi, ka shkruar se UÇK e kishte përkrahjen e NATO’s.
“UÇK për shkak të kauzës së drejtë për çlirimin e Kosovës nga makineria vrastare serbe ka fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, dhe në këtë mënyrë prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë. Ajo arriti që këto politika t’i orientoi kah perëndimi duke u larguar nga blloku ruso-sërb dhe ai i lindjes.”, tha ai.
Mustafa foli edhe për fushatën kundër UÇK’së që nga paslufta.
“Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më substanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës. Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bllokut ruso-sërb dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shkruar se udhëheqësit e UÇK’së, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bllokut ruso-sërb dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën.