Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, që është edhe shef i EULEX-it, emëroi gjykatësin Christopher Gosnell nga Kanadaja në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, në të njëjtën ditë, gjykatësi Gosnel bëri betimin solemn.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, thuhet se e uroi përzemërsisht gjykatësin Gosnel dhe deklaroi se “pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në DhSK”.
Emërimi i gjykatësit Gosnel pason dorëheqjen nga Regjistri të gjykatësit Kenneth Roberts, po ashtu nga Kanadaja.
Kujtojmë se vendimi për emërimin e gjykatësit Christopher Gosnell vjen në kohën kur proceset ndaj të akuzuarave në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po shkon drejt fundit. Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.