Derisa po pritet verdikti për katërshen e UÇK-së, Klan Kosova ka mësuar se angazhimi i Gjykatës Speciale është rritur edhe në grumbullimin e të dhënave mbi pronat dhe pasurinë e tyre.
Mbledhja e informacioneve të tilla, sipas avokatit të akredituar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, është praktikë e rrezikshme.
