Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, Specialja nuk ka dashur që ta komentojë arrestimin.
“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigje.
Lajmin për arrestimin e Fahri Fazliut për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i tij, Fadil Fazliu.
“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.
Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.