Në emisionin “Politiko” , Faton Klinaku i OVL së UÇK-së ka komentuar punën e Gjykatës Speciale duke folur edhe rreth dënimit të Salih Mustafës me 26 vite burg.
Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale nuk është krijuar për të vendosur drejtësi pasi si e tillë ajo është krijuar krejtësisht duke i shantazhuar deputetët dhe se gjykatësit e saj janë të njëjtit që janë përfshirë në shumë manipulime.
“Këtu janë manipuluar dhe janë shantazhuar njerëz që të japin dëshmi të ndryshme, këto i kemi parë ne edhe në drejtësitë e kaluari si UNMIK-u dhe EULEX-i ku kanë zhdukur e përpunuar edhe prova, dhe të njëjtit gjykatës të Gjykatës Speciale janë si në UNMIK dhe EULEX. Gjykata Speciale e Kosovës nuk është krijuar për të bërë drejtësi, themelimi i saj është bërë në presione të ndryshme, sepse ju e dini që në herën e parë ka dështuar krijimi i saj sepse ka pasur vetëm 75 vota e është dashur t’i ketë 80. Përderisa Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar pse me presione dhe shantazhe të ndryshme është rikthyer ai vendim dhe pastaj është miratuar me 2/3 e votave me presione e shantazhe të ndryshme që ju kanë bërë deputetëve.”, ka deklaruar Klinaku.
Tutje, Klinaku ka thënë se nga kjo gjykatë edhe e kishte pritur një dënim të tillë për Sali Mustafën.