Specialja vazhdon aksionin, bastis sot shtëpinë e Isni Kilajt

Specialja vazhdon aksionin, bastis sot shtëpinë e Isni Kilajt

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me operacionet për bastisje, që kanë filluar qysh nga fillimi i kësaj jave.

Gjatë ditës së sotme, janë kryer kontrolle në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj dhe kjo është konfirmuar nga kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu.

Kryeziu tha se janë të indinjuar me këto aksione, të cilat i ka quajtur qyqare.

“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, shkroi ai.

Related Articles