Anglia dhe Brazili përballen këtë të shtunë në një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Wembley’.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht mes dy kombëtareve nga dy kontinente të ndryshme, të cilat gjithmonë kanë dhuruar spektakël.
Kombëtarja e Anglisë po bëhet gati për ndeshjet e Kampionatit Evropian, kurse Brazili është në një moment reformash të thella.
Ky takim fillon në ora 20:00, kurse këto janë formacionet e mundshme:
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Gomez; Foden, Rice, Bellingham; Bowen, Watkins, Rashford
Brazili: Bento; Danilo, Bremer, Beraldo, Wendell; Guimaraes, Luiz; Raphinha, Rodrygo, Vinicius Jr; Richarlison