Francis Ngannou do të përballet me Renan Ferreira në peshën e rëndë në PFL Super Fights në Riad, Arabi Saudite të shtunën.
“Beteja e Gjigandëve” po cilësohet meçi mes dy luftëtarëve të mëdhenj të oktagonit.
Kishte një rrezik serioz për të eskaluar situata gjatë matjeve zyrtare. Qetësia u rivendos shpejt dhe Ngannou tha më pas: “Unë do t’i bëj të ditur se kush është mbreti.”
Ngannou i Kamerunit, 38 vjeç, po konkurron në artet marciale të përziera për herë të parë në gati tre vjet, pasi u largua nga UFC 22 muaj më parë.
Që atëherë ai ka boksuar kundër britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua, duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të sporteve luftarake në botë.
Ferreira i Brazilit, 34 vjeç, fitoi ligën vjetore globale të PFL në 2023 dhe është në një seri fitoresh me katër ndeshje.
Në luftën e fundit MMA të Ngannou, ai mbrojti titullin e tij të UFC në peshën e rëndë kundër Ciryl Gane në 2021, përpara se të largohej nga organizata pas mosmarrëveshjeve rreth kontratës së tij.
Ai nuk ka humbur në këtë sport që nga viti 2018, duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e tij në atë periudhë me nokaut.
Ky meç pritet të zhvillohet rreth orës 23:00.