Paris Saint Germain është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Lillen në një ndeshje spetakolare me rzultat 4-3.
Vetëm pas 11 minutave lojë PSG kaloi në epërsi kur Kylian Mbappe realizoi për 1-0 pas asistimit nga Neymar.
Parisienët nuk u ndalen dhe gjashtë minuta më vonë braziliani Neymar shënoi për 2-0, ku kësaj radhe u asistua nga Vitinha.
Megjithatë pas epërsisë së dy golave, vendasit ulën tempon e lojës dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët.
Në minutën e 24-të, Diakhite realizoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Me epërsinë minimale të vendasve 2-1 përfunduan 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë mysafirët gjetën golin e barazimit, kur Jonathan David realizoi për 2-2 nga penalltia në minutën e 58-të.
Vetëm 11 minuta më vonë, Lille gjeti edhe njëherë golin, kësaj radhe me Bamban që realizoi pas asistimit nga Gomes për 2-3.
Kylian Mbappe u shfaq sërish në skenë në minutën e 87-të për të realizuar golin e dytë personal dhe për ta shpëtuar Parisin nga humbja duke barazuar shifrat në 3-3.
Por kur të gjithë prisnin që ndeshja të kryhej baras, Leo Messi doli në skenë për të realizuar për 4-3.
PSG vazhdon në krye të tabelës me 57 pikë, derisa Lille mbetet e pesta me 41 sosh.