Ballkani triumfon ndaj Drenicës, Gjilani luan baras me Malishevën

Ballkani triumfon ndaj Drenicës, Gjilani luan baras me Malishevën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani fitoi me përmbysje ndaj Drenicës me rezultat 2-1 falë golave të Albion Rrahmanit.

Ishin mysafirët të parët që kaluan në epërsi me golin e Koxy në minutën e 8’të të takimit, por Rrahmani realizoi dy herë në minutat 26′ dhe 89′ për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Gjilani luajti baras me Malishevën me rezultat 2-2.

Për Gjilanin realizuan Dabiqaj dhe Zeka që të dy nga pika e bardhë, kurse për Malishevën realizuan Sobowalen dhe Tolaj.

Related Articles