Levante edhe sonte ka ditur të jetë një dele e zezë për skuadrat e mëdha. Skuadra nga qyteti i Valencias e ka barazuar me 3-3 Real Madridin, në një ndeshje plot spektakël ku u shënuan gjashtë gola. Bale (5) dhe Vinicious Junior (73, 85) shënuan për Real Madridin kurse për Levanten; Roger (46), Campana (57) dhe Rober Pier (79)
Spektakël golash por në fund skuadrat kanë ndarë pikët.
Ky është epilogu i ndeshjes Levante-Real Madrid. Real Madridi e nisi fuqishëm këtë ndeshje ku që në minutën e 5-të do të shënonte Gareth Bale pas asistimit të Benzema.
Reali do të rikthej përsëri në lojë. Kësaj radhe ishte Casemiro që bëri një pasim fenomenal për Vinicous Jr që shënoi pas një sprinti 30 metra për ta barazuar rezultatin në minutën e 73-të
Pas golit të pësuar portieri i Levantes, Fernandez bëri një gabim të tmerrshëm duke prekur me dorë topin në mesin e fushës dhe ndëshkuar me karton të kuq.
Real Madridi nuk arriti që të shënoi edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, por që nuk arritën që të shënojnë dhe fitojnë këtë ndeshje.
Kjo fitore e ngrit në vendin e dytë Real Madridin në La Liga, pas Atletico Madridit.