Cristiano Ronaldo është lidhur me një largim nga Juventusi. Ronaldo gjatë pothuajse tërë verës është lidhur me një largim të mundshëm nga Juventusi.
Futbollisti flitej se do të kalonte te PSG apo do të rikthehej te Real Madridi.
Zërat për largimin e tij u shtuan pasi sulmuesi nuk u paraqit në miqësoren e fundit të enjten kundër ekipit U-23 të Zonjës së Vjetër.
Megjithatë trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka konfirmuar të ardhmen e tij gjatë konferencës për shtyp.
“Ronaldo nuk luajti të enjten sepse po vinim nga një ngarkesë e madhe stërvitore dhe unë i dhashë atij një gjysmë dite pushimi,” tha fillimisht ai.
“Ronaldo është një bonus shtesë për ne, sepse ai garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të nxjerrë më të mirën nga një individ”, shtoi ai.
Trajneri u pyet në mënyrë specifike nëse Ronaldo kishte dhënë ndonjë ide se ku do të luante këtë sezon, mes zërave të vazhdueshëm.
“Ai gjithmonë ka stërvitur mirë, unë vetëm lexova thashethemet në gazeta. Ai kurrë nuk na tha se donte të largohej, Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus”, përfundoi Max Allegri.
Kontrata e tij aktuale me Bianconerët do të skadojë në qershor 2022 dhe asnjëra palë nuk duket e interesuar ta zgjasin kontratën.
CR7 u ble nga Real Madridi në vitin 2018 për rreth 117 milionë euro dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshjet kryesore.
Në të gjitha garat, legjenda portugeze gjeti rrjetën 36 herë me katër asistime në 44 paraqitje për Juven.