Spekulimet rreth shëndetit të Ramush Haradinajt, flet Ardian Gjini

Spekulimet rreth shëndetit të Ramush Haradinajt, flet Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të kreut në largim të AAK’së, Ramush Haradinajt.

Gjini ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ai ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës.

“Kurrfarë problemesh shëndetësore nuk ka Ramushi, të dielën është ngjitur në Gjeravicë në -20, nuk ka probleme shëndetësore, janë spekulime. Përfekt është, kjo është krejt e vërteta”, deklaroi ai në ATV.

Më tej, ai tha se Haradinaj nuk dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, vetëm se nuk kandidoi sërish për të parin e AAK’së.

Related Articles