Spitali i Pejës bëhet me pajisje të reja për diagnostikimin e sëmundjeve

Spitali i Pejës bëhet me pajisje të reja për diagnostikimin e sëmundjeve

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur në muajt e fundit me disa pajisje të reja mjekësore, në mesin e të cilave edhe me 2 rëntgen të ri digjital dhe 1 Skopi. Këto pajisje shërbejnë për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Nga ky spital kanë thënë se rëntgeni tjetër është instaluar dhe është në funksion për pacientët në Spitalin e Mushkërive ndërsa Skopia është instaluar në repartin e radiologjisë dhe do të jetë në funksion për pacientët spitalor dhe jashtë spitalor

“Një Rëntgen është instaluar dhe është në funksion për pacientë në Ambullancën Specialistike dhe shërben për Pacientët jashtë Spitalor. Rëntgeni tjetër është instaluar dhe është në funksion për pacientët në Spitalin e Mushkërive ndërsa që Skopia është instaluar në Repartin e Radiologjisë dhe do të jetë në funksion për pacientët spitalor dhe jashtë spitalor. Këto 3 pajisje janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në diagnostikimin e pacientëve dhe në përmirësimin e cilësisë dhe shërbimit ndaj Pacientëve”, thuhet nga ky spital.

Related Articles