Spitali i Pejës pak më parë njoftoi se për skandalin e foshnjës të ndodhur në hapësirat e tyre ka shkarkuar Shefin e repartit të Gjinekologjisë si dhe kryeinfermieren e repartit.
Në këtë njoftim, Spitali i Pejës për mosdhënien e informatave arsyetohet se mediat nuk i kërkuan ato dhe se e kanë marrë parasysh edhe gjendjen e nënës së foshnjës, e cila s’ishte e njoftuar për rastin.
“Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë”.
Ky pretendim i Spitalit të Pejës nuk qëndron pasi Paparaci ka tentuar të marrë përgjigje nga menaxhmenti i Spitalit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen.