Spitalit të Gjakovës i shtohen 20 infermierë

Spitalit të Gjakovës i shtohen 20 infermierë

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se nga sot e kanë filluar punën 20 infermierë të rinj, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit këta infermierë janë shpërndarë në reparte të ndryshme dhe do të fillojnë punënn nga dita e mërkurë.

“Nga sot në Spital filluan punën edhe 20 infermierë. Drejtori Hilmi Shala, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese. Këta Infermiere do të jene një ndihmës e madhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë. Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër reparte të ndryshme sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e Mërkurë”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles