Gjimnasti rus, Ivan Kuliak nuk do të shpëtojë pa ndonjë dënim.
Atleti rus arriti të kapte podiumin në garat e gjimnastikës por vëmendje më të madhe mori me provokimin që i bëri të gjithëve.
Kuliak u paraqit në podium me një fanellë që mbante shkronjën “Z”, simbol ky i ushtrisë ruse.
Atleti e bëri këtë në shenjë përkrahje për agresionin rus në Ukrainë, dhe u pa si provokim për gjithë botën.
Pas këtyre ngjarjeve, Federata Internacionale e Gjimnastikës ka thënë se do të hapin masa disiplinore ndaj atletit rus.
Sjellja e tij është vlerësuar si ‘shokuese’. Në podium me të ishte edhe një atlet ukrainas.