Stabiliteti i Urës së Ibrit, inxhinieri i ndërtimit: Duket e fortë e stabile

Stabiliteti i Urës së Ibrit, inxhinieri i ndërtimit: Duket e fortë e stabile

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i Infrastrukturës, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi inspektuan këtë të martë Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim nga Qeveria e Kosovës së shpejti.

Inxhinieri i ndërtimit, Arsim Rapuca, thotë se kjo është normale pasi, sipas tij, inspektimi i urës duhet bërë çdo 2 vjet.

“Mendoj që ekspertët e Ministrisë e kanë inspektu urën sepse zakonisht cdo 2 vjet duhet bërë inspektimi I urave, sepse ato me kohën mund të degradohen gradualisht sepse i ekspozohen ndikimeve të ndryshme ambientale,” tha Rapuca në Dukagjini

Rapuca tregoi se testimi i urës mund të kryhet brenda një dite.

“Testimi si procedurë mund të kryhet brenda një dite, mirëpo analizat teorike sepse duhet të kalkulohen dhe të vërtetohet kjo e matjeve dhe merr kohë, mund të vërtetohet brenda 10 deri në 2 javë, supozoj, ekspertët kanë bërë matjet e deformimeve të mbistrukturës pjesa ku lëvizin automjetet” shtoi ai.

Teksa shton se Ura e Ibrit duket e fortë dhe stabile.

“Ura duket e fortë e stabile dhe thashë kjo është projektu për më shumë korsi, por tash është ngushtuar, vetëm problematika është e ujit që mund t’i gërryej shtyllat aty duhet të inspektohen, të ketë kujdes.”

E që, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektime më të shpeshta në mënyrë që të ruhen urat.

“Mendoj që Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektim rutinor më shpesh dhe me i rujt ato ura që i kemi, urat që projektohen të reja, janë të projektuara me standarde të larta që mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë,” tha Rapuca.

Related Articles