Stacionet radiofonike të Ukrainës nuk janë më të disponueshme në qytetin jugor të Khersonit të pushtuar nga trupat ruse.
Kjo është bërë e ditur përmes Twitterit, nga webfaqja e lajmeve “Ukrayinska Pravda”, raporton BBC.
Aty bëhet e ditur se banorët vendas thonë se vetëm radiostacionet ruse janë në transmetim.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Kherson ishte një nga zonat ku Rusia kishte vendosur më shumë njësi ushtarake. /Gazeta Enigma/