I pari i MKRS-së, Hajrullah Çeku ka treguar se Stadiumi i Gjilanit do të përfundohet, por nuk ka garanci që do ta marrë licencën e UEFA-s.
“Problemet që i ka Stadium i qytetit në Gjilan është edhe dimensioni hapësinor se ku ka nisur ndërtimi, pra në afërsi të banesave, të lagjeve, vendbanimit. Qasja në infrastrukturën elementare publike, për shembull energjia elektrike, e shumë probleme të tjera, hapësira për parkingje e shumë probleme të tjera. Pra, te Gjilani e kemi një betejë shumë të vështirë, jo vetëm ta përfundojmë, por në fund edhe për ta certifikuar si një stadium ku mund të luajmë ndeshje ndërkombëtare. Nuk e di a do të mbërrijmë, sepse po ta kisha nisur nga fillimi, nuk do ta ndërtoja aty por diku tjetër në Gjilan. Dhe e kishim bërë shumë më mirë, edhe procedurën, edhe projektin, edhe krejt”, tha Çeku për KOHËN.