Stadiumi i qytetit të Gjilanit nga mos investimi i duhur dhe zhagitja e procesit të ndërtimit të tij ka bërë që të shndërrohet në fole të narkomanëve.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihen “Diazepana, shprica” që përdoren nga përdoruesit e drogës.
Në këtë stadium zhvillojnë ndeshjet FC Drita dhe SC Gjilani.
Kjo gjendje është tejet shqetësueses pasi ky stadiumi mbushet nga fëmijët, nëna dhe të rinj në mbështetje të skuadrave të zemrës së tyre.
Kujtojmë se Kryetari i ri komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka premtuar se punën e stadiumit do ta ketë prioritet dhe tashmë ka zhvilluar edhe disa takime me drejtuesit e të dy klubeve, të cilat e shfrytëzojnë këtë stadium./Gazeta Enigma/