Estadio Bernabeu i ri tashmë po gjeneron të ardhura për Real Madridin dhe të mërkurën, klubi zyrtarizoi një marrëveshje me grupin investues “Sixth Street” dhe grupin amerikan të argëtimit sportiv “Legends” për funksionimin e ambientit, i cili do t’i sjellë klubit të ardhura prej 360 milionë euro, shifër e konfirmuar zyrtarisht nga “Los Blancos”.
Marrëveshja u ratifikua zyrtarisht të mërkurën nga bordi i drejtorëve të Real Madridit, edhe pse vetëm të enjten u zyrtarizua.
“Transformimi i Estadio Santiago Bernabeu do të jetë një pikë kthese në historinë e Real Madridit”, tha Florentino Perez.
“Kjo aleancë do të jetë thelbësore në ofrimin e përvojave unike në një stadium ku mund të organizohen ngjarje të shumta gjatë gjithë vitit.”
Real Madridi ka konfirmuar se marrëveshja me “Sixth Street” do të zgjasë për 20 vjet, ndërsa nuk ka një kohëzgjatje specifike për marrëveshjen e “Legends”.
Me këtë marrëveshje, klubi ka filluar të përfitojë nga investimi i rëndë i bërë në procesin radikal të transformimit të Estadio Santiago Bernabeu.
Punimet e ndërtimit nisën në vitin 2019, pas lundrimit në një sistem kompleks burokratik dhe duhet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti, kur do të festohet 75-vjetori i inaugurimit të stadiumit të ndërtuar nga ish-presidenti legjendar Bernabeu në vitin 1947.
Një projekt novator rizhvillimi që përfshin një çati për stadiumin dhe instalimin e një fushe të tërhequr që do të lejojë stadiumin të presë të gjitha llojet e ngjarjeve në shumicën e ditëve të vitit.
Nga basketbolli dhe tenisi te ndeshjet e futbollit amerikan, koncertet dhe ngjarjet e mëdha si panaire dhe konventa tregtare.