Stadiumi me kapacitet sa ka banorë qyteti – vendi ku do të luajë Ballkani sonte

Stadiumi me kapacitet sa ka banorë qyteti – vendi ku do të luajë Ballkani sonte

Klaksvik dhe Ballkani do të përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2.

Ballkani ka udhëtuar të martën drejt Ishujve Faroe nga vjen skuadra e Klaksvik.

Qyteti Klaksvik

Edhe pse Klaksvik ka stadiumin e vet me emrin “Vio Djupumurar”, ndeshjen do ta zhvillojë diku tjetër.

Ndeshja luhet në stadiumi “Torsvollur” i cili gjendet në qytetin Tórshavn,   të Ishujve Faroe dhe ka një kapacitet prej 5000 ulëseve.

Stadiumi Torsvollur

Vlen të ceket se qyteti i Klaksvik ka gjithsej 5013 banorë, por sipas faqes së klubit mbi 1300 spektatorë do të jenë në stadium sonte.

Related Articles