Stafi i Ambasadës së ShBA-së bën homazhe te pllaka memoriale e policëve të rënë në detyrë

Stafi i Ambasadës së ShBA-së bën homazhe te pllaka memoriale e policëve të rënë në detyrë

Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara ka bërë homazhe tek pllaka memoriale e policëve të rënë në detyrë, për nder të Ditës Memoriale të Policëve të rënë në detyrë.

Kështu ka njoftuar ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në shënimin e kësaj dite.

“Kosova sot shënon Ditën Memoriale të Oficerëve Policorë, duke kujtuar 23 policët e guximshëm të Kosovës që bënë sakrificën më të madhe për vendin e tyre. Anëtarët e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në pllakën Memoriale për të nderuar oficerët e rënë dhe familjet e tyre”, shkroi Hovenier.

Related Articles