Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka komentuar kritikat e krymeinistrit Kurti për dy diplomatët evropian, Josep Borell e Miroslav Lajçak. Stano ka folur për dialogun e lehtëduar nga Brukseli dhe për themelimin e Asococionit të komunave me shumicë serbe.
Stano ka thënë se mungesa e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli dhe Lajçaku.
”BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në Dialog, dhe definitivisht nuk është Borrelli ose Lajçak”, ka thënë Stano për Klan Kosovën.
Tutje, ai ka potencuar mbeshtetjen e shteteve anëtare të BE-së për Borrellin dhe Lajçakun.
”Shtetet anëtare të BE-së – 27 prej tyre – e kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre”, shtoi tutje.
Ai njoftoi se kjo mbështetje u afirmua edhe sot në mëngjes nga shtetet anëtare të BE-së.
“Së fundmi 27 shtetet anëtare të BE-së shprehën këtë mbështetje të plotë këtë mëngjes dhe u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së në Neë York mbrëmë”.
Zëdhënsi i BE-së bëri thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e dialogut.
”Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme”, shtoi Stano.