Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se në këtë moment Bashkimi Evropian nuk mund të shpall një raund të ri të dialogut të nivelit të lartë Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund të shpallim një dialog të mundshëm në nivel të lartë”, tha ai, duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pret një ftesë në Bruksel këto ditë dhe se shpreson për një zgjidhje lidhur me vendimin e autoriteteve në Kosovë për ndalimin e përdorimit të dinarëve në Kosovë.
Stano tha këtë kur u pyet nga agjencia Beta për të shpjeguar nëse deklarata e Vuçiqit (pas bisedimeve në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë Evropian Jopsep Borrell dhe të dërguarin special Miroslav Lajçak) do të thotë se një raund i ri dialogu mund të zhvillohet së shpejti.
Agjencia kërkoi nga Stan të shpjegojë se si Borell dhe BE i shohin lëvizjet e Kurtit, të theksuara nga Vuçiq si të njëanshme, dhe veçanërisht ndalimin e fundit të përdorimit të monedhës serbe, dinarit.
Ai ia ktheu se “nuk ka asgjë më shumë për të deklaruar përveç asaj që ka prezantuar Boreli pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih”.
Borell përmes një mesazhi përmes rrjetit social ‘X’ tha se “stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Dhe rruga drejt kësaj është përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së”, përfundoi Përfaqësuesi i Lartë Evropian.