Starmer: Sulmet ndaj Libanit duhet të ndalen

Starmer: Sulmet ndaj Libanit duhet të ndalen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se sulmet ndaj Libanit janë të gabuara dhe siç u shpreh, duhet të ndalen.

Por ai u shpreh se është e vështirë të thuhet nëse ata e shkelin armëpushimin e përkohshëm të rënë dakord midis ShBA-së dhe Iranit këtë javë, raporton BBC.

“Nuk kemi qasje në të gjitha detajet e armëpushimit”, thotë ai, por shton se sulmet nuk duhet të ndodhin.

Ai thotë se argumenti i tij është se Libani “duhet të përfshihet në një armëpushim dhe kjo është pjesa e rëndësishme e qasjes së përgjithshme”.

Related Articles