Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci, ka thënë se Ballkani është skuadra favorite për të fituar Superligën e Kosovës këtë edicion
Sipas Statovcit, kampioni në fuqi i Kosovës ka kaluar në nivel tjetër nga ekipet tjera kosovare.
Ai ka thënë se skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja mund t’i mposhtë ekipet e vendit tonë ”tu ecë”.
”Ballkani e ka bërë një filozofi të lojës që këta nuk po mund ta marrin vesh. Secila mund ta mposhtë Ballkanin, vetëm nëse nuk është dita e Ballkanit ose janë të lodhur nga garat evropiane. Përndryshe, këto ekipet tona Ballkani i mund t’u ecë. Edhe në ora dy të natës nëse i thirrë të mundin,” tha Statovci në TV Dukagjini.