Statovci për Guxo: Thirreshim në votën e së djathtës, e i shërbenim të majtës

Statovci për Guxo: Thirreshim në votën e së djathtës, e i shërbenim të majtës

Jeta Statovci, e cila së fundmi iu bashkua Vjosa Osmanit dhe listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka folur për kohën sa ishte pjesë e Guxo.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo tha se ideja fillestare e partisë, pjesë të cilës ishte, kishte qenë krijimi i një alternative të djathtë në skenën politike,

“Ideja kur është konceptuar ka qenë që të jetë, pra një dritare e së djathtës, në shkenën politike, pra, një alternativë e re e cila ta balanconte ose do të krijonte një hapësirë për të gjithë të cilët kanë mospajtueshmëri me LDK-në dhe dëshirojnë ta kenë në skenën poliitike një alternativë të së djathtës dhe frymës rugoviane në skenën politike”.

“Mendoj se me kalimin e kohës ka filluar të asimilohet politikisht,  ne thirreshim në votën e së djathës mirëpo i shërbenim të majtës sepse kishim pamundësi ndikim direkt në minimumin e programeve qeveritare  e çështjeve të tjera që do t’i mendonim si politika që t’i shtynim tutje”, shtoi ajo.

Related Articles