Stërnipi i Ismail Qemailit: Të realizohet ideali i heronjve

Stërnipi i Ismail Qemailit: Të realizohet ideali i heronjve

Qamil Ismail Vlora, stërnipi i babait të shtetit shqiptar, Ismail Qemailit, i cili më 28 nëntor të vitit 1912, shpalli pavarësinë e Shqipërisë, lutet që gjaku dhe mundi i të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës të mos shkojë dëm.

Ai ka thënë për KosovaPress, se të dyja shtetet shqiptare janë në rrugën e duhur për të nxjerrë në pah vlerat kombëtare.

“Kosova ka pak vite që ka shpallë pavarësinë, ndërsa Shqipëria vazhdon të ndjek rrugën e duhur dhe unë besoj se janë në rrugën e duhur, të nxjerrjes në pah të vlerave kombëtare sepse kjo na bënë neve që të arrijmë pikësynimet e atyre, duke nxjerrë në pah vlerat tonë kombëtare, duke nxjerrë në pah punën e heronjve, jetën e tyre, sakrificat e tyre, dëshmorët e kombit”, tha ai.

Vlora shtoi se figurat kombëtare po vlerësohen në çdo përvjetor, por se ka ende punë për të bërë për disa figura që kanë qenë në hije.

“Vlerësimi për figurat kombëtare nuk ka fund, po unë mendoj se po, janë vlerësuar, mendimi im është se po vlerësohen, sepse në çdo përvjetorë por se ka akoma punë për të bërë për disa figura që kanë qenë në heshtje ose në hije, por që ngadalë edhe me kontributin e familjarëve dhe të rinjve që po lexoni histori po del. Mesazhi im për festat e 28 nëntorit është gëzuar festat një here. Unë lutem që gjaku atyre dhe mundi atyre të mos shkojë dëm, vizioni që ata kanë pasur të realizohet”, tha ai.

Related Articles