Steven Gerrard tregon se përse pranoi ofertën e Aston Villas dhe planet e tij me klubin

Steven Gerrard tregon se përse pranoi ofertën e Aston Villas dhe planet e tij me klubin

Aston Villa të enjten e kaluar emëroi trajnerin e ri të klubit, legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Gerrard nënshkroi marrëveshje tri vjet e gjysmë me klubin e Premierligës. Ai për faqen zyrtare të klubit zbuloi mbi atë se përse vendoi të bëhej trajner i Aston Villës, pas periudhës së suksesshme te Rangers.

Legjenda e Liverpoolit rikthehet në Ligën Premier te një rival i “The Reds”, duke testuar kështu vetën në një rang dukshëm më të lartë. Në lidhje me kalimin e tij në radhët e Aston Villës si trajner, Gerrard ka deklaruar se ai dëshiron ta testojë vetën në një klub që ka aspirata të mëdha për të ardhmen.

“Për mua, ishte si të filloja nga zeroja dhe të vendosja blloqet në vend; vërtet duke mësuar që në fillim, duke u larguar nga kamerat fillimisht, duke marrë ekipin e të rinjve në Liverpool, ata ishin një mbështetje e madhe për mua”, ka thënë strategu anglez.

“Kjo më dha disa vite përvojë reale në fushë, për të qenë më të qetë në përgatitjen e seancave dhe për të udhëhequr ekipin. Dhe pastaj padyshim që erdhi mundësia e Rangers, e cila ishte vërtet e madhe, përsëri, një tjetër klub ikonik”.

“Dhe për mua, më pëlqen një sfidë, më pëlqen një rrezik dhe është diçka në të cilën mezi pres të hyj. Mendoj se ky klub do të më përshtatet, sepse e di që tifozët janë shumë të pasionuar. E di që këtu ka një kërkesë dhe një presion për të fituar, kjo është diçka me të cilën kam jetuar që nga mosha 17-18 vjeçare”.

“Pra, për mua, ka të bëjë me atë që të gjithë të bashkohen, dhe unë besoj se ne mund të bëjmë gjëra emocionuese së bashku”.

41-vjeçari drejtoi skuadrën e Rangers që nga viti 2018, duke ndihmuar në rivendosjen e dominimit të brendshëm në Glasgow.

Kurse tani, ai tani ka marrë “timonierin” e një klubi që e gjen veten poshtë tabelës së Premier Ligës, me 10 pikë të marra nga 11 ndeshje në këtë edicion, por Gerrard mezi pret sfidën dhe beson se ka zgjedhur aventurën e duhur.

“Unë mendoj se Aston Villa më përshtatet mua” shtoi ai.

“Një klub ikonik futbolli që e njoh shumë mirë nga jashtë dhe jam shumë i emocionuar të përfshihem brenda dhe të filloj të ndërtoj marrëdhënie, të hyj në fushën e stërvitjes dhe të filloj”.

“Nivelet janë vërtet shumë të larta. Jam shumë i uritur, shumë ambicioz dhe fillimi nuk mund të vijë aq shpejt sa duhet”, përfundoi ai.

Gerrard debutimin e tij si trajneri i ri i Aston Villas do ta bëjë më 20 nëntor (e shtunë) ndaj Brightonit, me fillim nga ora 16:00, ndeshje që është e vlefshme për javën e 12-të. 

Related Articles