Stier: Masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Stier: Masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Stier tha se PE-ja këtë pozicion e mban tash e një kohë.

“Ju e dini pozicionin e qartë të PE-së, që kundërshton këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo nuk është qasje e balancuar po ashtu për dialogun që e lehtëson BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Në rekomandimet që i përmend më parë, ne thërrasim që masat të hiqen menjëherë. Ky është qëndrim i Parlamentit dhe është koha që edhe vendet anëtare të pajtohen me këtë qëndrim”, tha Stier në një intervistë për Info Magazine.

Related Articles