Stojkoviq: Vuçiq e dërgoi avokatin e Radoiçiqit si vëzhgues të zgjedhjeve në Rusi

Stojkoviq: Vuçiq e dërgoi avokatin e Radoiçiqit si vëzhgues të zgjedhjeve në Rusi

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se avokati i Milan Radoiçiqit dhe ish-gjyqtari serb, Goran Petronijeviq, është dërguar në Rusi si vëzhgues në zgjedhjet që po mbahen atje.

Stojkoviq e quajti “avokat personal” të Vuçiqit Petronijeviqin. Ai këtë e tha përmes platformës “X”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Goran Petronijeviq, i cili dje para Serbisë ishte vëzhgues i sharadës së Putinit që nga zgjedhjet në Krime, nuk është avokat i zakonshëm, por avokat personal i Aleksandër Vuçiqit nga koha para se të vinte në pushtet, ai është mik i familjes së tij dhe tani ai është këshilltari (joformal) special dhe i dërguari Aleksandar Vuçiq dhe një person i shkallës më të lartë të besimit”, ka shkruar ai.

“Në të njëjtën kohë, Goran Petronijeviq është edhe mbrojtësi i Milan Radoiçiqit, për të cilin dje publikisht Grabiel Eskobar tha: “Milan Radojiçiq duhet të arrestohet dhe të akuzohet dhe nuk ka vend që të jetë i lirë””, deklaron tutje ai.

“Vuçiq jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por do të dërgojë avokatin e tij dhe të përbashkët në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”.

“Një shuplakë për Perëndimin”.

Related Articles