Mobilizimi i mijëra trupave shtesë nga presidenti rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin dhe kërcënimi i tij për të përdorur armë bërthamore ishte “retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg në një intervistë për Reuters.
Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij, ‘trupat ruse ishin të pajisura keq dhe nuk kishin komandë. Është e qartë se presidenti rus i ka bërë llogaritë gabim’.
“Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë keqkuptim në Moskë për mënyrën se si do të reagojmë. Sigurisht kjo do të varet nga lloji i situatës ose çfarë lloji armësh mund të përdorin. Gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë që kjo të ndodhë dhe kjo është arsyseja pse ne kemi qenë të qartë në komunikimet tona me Rusinë për pasojat e paprecedenta”, tha Stoltenberg, duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.