Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ShBA-ja dhe NATO kanë linja të komunikimit me Rusinë.
“Ne jemi përgatitur për situata të tilla për shumë vite në NATO dhe duhet të sigurojmë që kur ndodhin incidente apo aksidente, kur ka një luftë që po ndodh në lagjen tonë, që ato të mos dalin jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg për BBC.
“Pikërisht këtë siguruam dje duke reaguar në mënyrë të matur, të qetë por edhe të vendosur”.
Intervsita e Stoltenberg vjen pasi në Poloni u vranë dy persona pas një sulmi raketor