Stoltenberg: Siguria në Kosovë është çelësi për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Stoltenberg: Siguria në Kosovë është çelësi për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për sigurinë në Kosovë, duke e nënvizuar si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalimit të tij të fundvitit, Stoltenberg ka falënderuar edhe trupat e KFOR-it për shërbimin në mbrojtje të paqes.

”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai mes tjerash.

Related Articles