Strategjia e sigurisë së Kosovës, Dugolli: Qeveritë e kaluara dështuan në miratimin e këtij dokumenti

Strategjia e sigurisë së Kosovës, Dugolli: Qeveritë e kaluara dështuan në miratimin e këtij dokumenti

Enver Dugolli i VV-së thotë se dokumenti i Strategjisë së sigurisë së Kosovës, ka dështuar të miratohet nga Qeveritë e kaluara, raporton GazetaBlic.

Sipas Dugollit, ky dokument është një përmisim i madh krahasuar me draftet e kaluara dhe thotë se përmes tij paraqiten për herë të parë parë sfidat dhe rreziqet me të cilat Kosova përballet, identifikon për herë të parë rrezikun që vjen nga Serbia.

“Kjo strategji është e dyta me radhë që nga shpallja e Pavarëisë së Kosovës, prandaj për një kohë të gjatë ka pas tentime të passukseshme për të miratuar një dokument të tillë nga Qeveritë e kaluara.Në bazë të vlerësimit të partnerëve ndërkombëtar, ky dokument është një përmisim i madh krahasuar me draftet e kaluara. Ky dokument paraqet një analizë të detajuar në kontekstin global dhe që është një linjë me praktikat dhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtar. Kjo strategji paraqet për herë të parë sfidat dhe rreziqet me të cilat Kosova përballet, identifikon për herë të parë rrezikun që vjen nga Serbia”, tha Dugolli në Kuvend.

Related Articles