Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, është mjaft i hapur dhe aktiv në rrjete sociale.
Ai sot (e diel) ka uruar të atin për ditëlindjen dhe me këtë rast i ka bërë një letër publike.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) shprehet krenar dhe falënderues që ka një baba të tillë, teksa premton që do ta bëjë edhe atë krenar një ditë.