Stresi ka komentuar natën e mbrëmshme bashkë me Andin.
Nga kuzhina, reperi nga Shqipëria i tregon Andit se ka shoqëri të ngushtë me femrat më të bukura shqiptare, madje ai tha se fle në krevat me ato.
“Më kanë vëlla të madh, e dinë çfarë respekti kam për ato”, u shpreh artisti teksa ka përmendur edhe emrin e Morena Tarakut.
Këtë deklaratë e bëri Stresi pasi siç tha ai, është prekur nga situata e mbrëmshme për veshje.