Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka vendosur të vetëdorëzohet në stacionin policor në Pejë, duke u paraqitur atje të premten në mëngjes.
Lushaj ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht, për shkak të dyshimeve për përfshirje në një sherr të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë gjatë atij muaji, shkruan Gazeta Enigma.
Policia njoftoi se “rreth orës 09:00, Arkimed Lushaj u vetëdorëzua në stacionin policor në Pejë dhe aktualisht po intervistohet për një rrahje.”/GazetaEnigma/