Strukturat e PDK-së marrin pjesë në protestën e 14 shtatorit në Hagë

Strukturat e PDK-së marrin pjesë në protestën e 14 shtatorit në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se strukturat e PDK-së të dielën e 14 shtatorit do të iu bashkangjiten qytetarëve në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë”.

“Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi. Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka shtuar se “kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë”.

“Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj. UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë. Bashkohu edhe ti për drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles