Studentët serbë që nga mbrëmë kanë bllokuar ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd dhe Radiotelevizionit Vojvodina (RTV) në Novi Sad, ku ka forca të forta policore.
Shkaku i menjëhershëm i bllokadës ishte deklarata e një gazetari të RTS-së, i cili gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i quajti studentët turmë.
Një incident ka ndodhur para ndërtesës së RTS-së në qendër të Beogradit mbrëmë, kur policia e atjeshme ka thyer murin njerëzor të studentëve të cilët kanë bllokuar hyrjet e televizionit publik serb.
Bllokada do të zgjasë 22 orë.
Protestat në këtë vend nisën pas vdekjes së 15 personave në nëntor të vitit të kaluar që ndodhi si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.