Reshjet e shiut kanë bërë që bashkia e Vlorës të anulojë koncertin që kishte parashikuar të zhvillonte me rastin e Festës së Pavarësisë.
Bashkia thotë në mesazhin e saj se për shkak të motit jo të mirë anulohet koncerti.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
‘Te dashur qytetare! Me keqardhje ju njoftojmë se per shkak te kushteve jo te mira te motit dhe te furtunes kemi qene te detyruar te anullojme koncertin e parashikuar per t’u zhvilluar ne oren 18.00. Faleminderit per mirekuptimin!’- njofton bashkia./Gazeta Enigma/