Stuhia Fiona godet Kanadanë, shumë shtëpi merr me vete (VIDEO)

Stuhia Fiona godet Kanadanë, shumë shtëpi merr me vete (VIDEO)

Stuhisa Fiona ka kapluar vijën bregdetare të Kanadasë, duke marrë me vete shtëpitë dhe duke uu hequr çatitë disa nga tyre. Shumë shtylla elektrike u rrëzuan, çka ka bërë që ushtria e vendit të dërgohet për ndihmë në disa zona.

Pasi u ngjit në veri nga Karaibet si një uragan, Fiona doli në breg, duke goditur me erëra të forta uragani, shira të dendur dhe valë të mëdha.

Ministrja e mbrojtjes, Anita Anand, tha se trupat do të ndihmojnë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe mbeturinave të tjera, të rivendosin lidhjet e transportit dhe të bëjnë çdo gjë tjetër që kërkohet për aq kohë sa duhet.

Policia tha se një grua, e cila mund të ishte marrë me vete, ishte e listuar si e zhdukur në bregun jugor të Newfoundland, raporton Guardian.

Teksa shkalla e dëmit u bë e qartë, kryeministri Justin Trudeau anuloi udhëtimin e tij në Japoni për funeralin e ish-kryeministrit të vrarë, Shinzo Abe.

Related Articles