Stuhitë e forta të dimrit godasin SHBA, vdesin 90 persona

Stuhitë e forta të dimrit godasin SHBA, vdesin 90 persona

Rreth 90 persona kanë humbur jetën pasi stuhitë goditën SHBA-në javën e kaluar.

Rreth 25 viktima janë regjistruar në Tenesi, 16 në Oregon i cili është në gjendje emergjence si pasojë e stuhive të forta të akullit.

Ndërsa numri i viktimave ka qenë më i lartë në Tenesi dhe Oregon, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe në disa vende të tjera,.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji në shumë zona. “Një total prej 89 vdekjesh si pasojë e motit të keq, stuhive të forta janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë javës”, theksohet sipas një raporti të publikuar nga CBS.

Në një incident në Portland, Oregon të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma për vdekje kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrike dhe goditën automjetin në të cilin po udhëtonin.

Situata me ngricat, akullin dhe erërat e ftohta pritet të vazhdojnë të paktën deri në fillim të javës.

Related Articles