Substancë narkotike në papuçe e telefon brenda radios – planet e dështuara të kontrabandës në Burgun e Dubravës

Substancë narkotike në papuçe e telefon brenda radios – planet e dështuara të kontrabandës në Burgun e Dubravës

Të dënuarit në burgjet e Kosovës gjatë vuajtjes së dënimit duket se po e shfrytëzojnë kohën që të mendojnë forma kreative se si të jenë të lidhur me botën jashtë.

E si të jenë të lidhur me botën jashtë nëse nuk kanë ndonjë mjet informimi? A bën telefoni?

Të mbyllur brenda mureve dhe me një siguri tejet të lartë, ashtu siç do të duhej të ishte nëpër burgje, koha vështirë kalon. Të burgosurit duket se po kanë nevojë për diçka tjetër.

Për të përmbushur këtë nevojë, një i burgosur pati një kërkesë specifike për vizitorin e tij: “Kamufloje drogën disi në bisht të tiganit”.

Tigani mund të jetë kërkesë e çuditshme për një të privuar nga liria, por jo edhe atletet. Të paktën, jo deri në momentin që brenda tyre zbulohet një sasi e substancave narkotike.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në dhjetor të vitit 2021, kontrabanda brenda burgjeve është parandaluar në 13 raste. Ndërsa, nga janari i vitit 2022 deri më 17 qershor të këtij viti, u parandaluan edhe 11 raste të tilla të kontrabandës.

Related Articles